Orët | Top Albania Radio

Orët | Top Albania Radio

Top Albania Radio

13 - Skllavëria moderne… | ORËT
Një histori e pathënë zhduket në harresë. Një histori e vërtetë që thuhet shndërrohet në të pavdekshme. Mbulimi mediatik i ngjarjeve shokuese që ndodhin në Shqipëri rrallëherë i jep zë personave të afektuar. Audienca përtyp një koktejl lajmesh ditore e shpeshherë humb aftësinë për të analizuar një ngjarje imtësisht. Në një botë ku ne dëgjojmë me qëllim që të përgjigjemi, duhet së pari të dëgjojmë me qëlim që të kuptojmë. Shqipëria jonë e vogël në sipërfaqe, është aq e madhe dhe e mbushur me histori shokuese sa nga njëra anë duket sikur ne vetë vendosim “të bëjmë një sy qorr”, si për të mohuar ekzistencën e fenomeneve të prapambetura e ngjarjeve rrënqethëse që na mbushin me frikë. Por për të njohur një vend, e mbi të gjitha për të kuptuar një shoqëri, duhet të shohim të dyja anët e monedhës. Dilema e kohëve moderne nuk është të jesh a të mos jesh, por të dish a të mos dish. Përpara se të kërkojmë ndryshim duhet të reflektojmë mbi ato problematika që na tërheqin poshtë. E përpara se të anashkalojmë cdo ngjarje që na lë një shije të hidhur, si fillim duhet të dëgjojmë me shpresën se një ditë do arrijmë të kuptojmë. Orët do tentojë të hedhi dritë mbi historitë e vërteta të krimit, rrëmbimeve e fenomeneve kulturore që e lënë Shqipërinë tonë në vend, e shpesh e kthejnë disa hapa mbrapa. Intervistat me viktimat e ngjarjeve më të bujshme do t’i rikthejnë rëndësinë e humbur historive të vërteta e mbi të gjitha të rikujtojnë publikun se ndonjëherë është më mire të dish se të mos dish.
13 - Skllavëria moderne… | ORËT
00:00

Επεισόδια

13-

Skllavëria moderne… | ORËT

Δευ, 24 Οκτ 2022
12-

Ndikimi i varësive te vartësit dhe jo vetëm! | ORËT

Δευ, 17 Οκτ 2022
11-

A ekziston vërtet karma? | ORËT

Δευ, 10 Οκτ 2022
10-

Fiksimi ynë me personazhet e njohur… | ORËT

Δευ, 03 Οκτ 2022
9-

Përdhunimi dhe pasojat që lë në shoqëri! | ORËT

Δευ, 26 Σεπ 2022